Aktorja dhe producentja e njohur meksikane, Carmen Salinas, u nda nga jeta të enjten në moshën 82-vjeçare, pothuaj një muaj pasi pësoi një goditje në tru që e la në koma.
Sipas mediave vendëse, vdekja e saj në Cuauhtémoc, Mexico City, u konfirmua nga familja mbrëmjen e së premtes në një postim në Twitter duke vlerësuar kontributin që ajo i dha Meksikës në këto vite jetë dhe rolin që luajti në industrinë e filmit në Meksikë.
E vlerësuar si një prej artisteve më të mira të ekranit, për talentin dhe natyrën e saj dashamirëse, ?Salinas luajti si protagoniste në më shumë se 100 telenovela dhe filma meksikanë. Për një kohë, Salinas provoi edhe në politikë, duke shërbyer si Anëtare e Dhomës së Deputetëve të Meksikës për Partinë Revolucionare Institucionale. Kur pësoi goditje në kokë, Salinas ishte duke xhiruar melodramën televizive “Mi fortuna es amarte”, në të cilën luante rolin e damës së madhe të Dona Margarita Domínguez.