• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Historia e trishtë e Eminem! Si reperi vendosi të birësonte dy vajza pas vajzës së tij biologjike

16/12/2021
in Showbiz
0
Historia e trishtë e Eminem! Si reperi vendosi të birësonte dy vajza pas vajzës së tij biologjike

Të gjithë e njohim Hailie-n, vajzën e Eminem, por pak e dinë se veç saj reperi ka edhe dy vajza të tjera të birësuara. Shumë aspekte të alter egos së tij të ashpër e fshehin faktin se Eminem është në të vërtetë një baba i butë dhe i dashur.

Eminem rriti 3 vajza, dy prej të cilave i birësoi në rrethana që nuk mund t’i imagjinonte kurrë për veten e tij. Ai është një njeri që lindi në varfëri, varësi ndaj drograve dhe abuzim, por gjithsesi ai arriti të ishte babai që çdo fëmijë do dëshironte.

Eminem nuk e pati kurrë figurën e babait në jetën e tij

Nëna e Eminemit, Debbie Nelson, u martua me babanë e tij Marshall Bruce Mathers, Jr. kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në biografinë e saj “My Son Marshall, My Son Eminem”, Nelson pretendoi se arsyeja që ajo u nda me burrin e saj ishte se ai u bë fizikisht abuzues. Prandaj, ai nuk ishte kurrë në jetën e djalit të tij. Për shkak se babai i tij nuk u interesua të mbante lidhje me djalin e tij, Eminem nuk kujton të atin.

Eminem kaloi shumë kohë me familjen e babait të tij, por babai i tij nuk interesohej për të. Kishte raste kur i ati telefononte në shtëpi dhe fliste me anëtarët e tjerë të familjes, por ai kurrë nuk kërkoi të fliste me Eminemin.

Babai i Eminemit u përpoq ta kontaktonte pasi ai u bë i famshëm, por Eminem nuk donte më. Ai është shprehur: “Babai im? Nuk e kam njohur kurrë. Nuk kam parë asnjëherë një foto të tij […] Kam dëgjuar që babai im është përpjekur të kontaktojë me mua, por nuk dua tani. Unë kurrë nuk kam marrë një letër. Unë kurrë nuk kam marrë asgjë prej tij dhe mendoj se ai të paktën mund të ishte përpjekur të shkruante. Ai mund të kishte bërë diçka – një përpjekje.”

Eminem adoptoi dy vajzat e tij kur ato kishin më shumë nevojë për të

Historia se si Eminem arriti të adoptonte dy vajzat e tij, Alaina dhe Whitney, nuk është aspak e zakontë. Alaina është më e madhja nga tre vajzat e tij dhe biologjikisht është vajza e motrës së ish-gruas së Eminem, Dawn Scott. Ajo lindi dy vjet para se të lindte vajza biologjike e Eminem, Hailie.Kim dhe Eminem

Ndërsa Eminem dhe Kim Scott kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të vështira, Eminem nuk hezitoi të adoptonte ligjërisht mbesën e gruas së tij kur pati mundësinë. Eminem dhe Kim morën Alaina-n sepse nëna e saj biologjike Dawn kishte varësi nga heroina.

Lidhur me Alainën, Eminem ka thënë: “Unë kam qenë gjithmonë aty për Hailie-n dhe mbesa ime ka qenë pjesë e jetës sime që kur lindi. Unë dhe Kim thuajse e kishim vajzën tonë atë, ajo jetonte me ne kudo që ishim.

Historia e birësimit të Whitney është edhe më konfuze. Eminem dhe Kim u martuan dy herë; e para zgjati nga viti 1999 deri në vitin 2001, ndërsa martesa e dytë zgjati vetëm tre muaj në vitin 2006. Mes dy martesave, Kim mbeti shtatzënë me një burrë tjetër. Megjithëse Eminem ishte i tërbuar, ai vendosi ta adoptonte ligjërisht Whitney-n dhe vendosi ta rriste atë si vajzën e tij. Babai biologjik i Whitney-t thuhej se ishte në arrati për shumë vite dhe pak dihet për të. Edhe vetë Kim kishte probleme me rritjen e Whitney-t, pasi ajo vetë kishte probleme me abuzimin me substancat narkotike.

Eminem është jashtëzakonisht privat në lidhje me jetën e tij personale, por ai ka ndarë disa fjalë menjëherë pasi Whitney lindi:“Unë jam i dashuruar me atë vajzë, njerëz. Ajo është kaq e ëmbël dhe qesharake.”

Së fundmi, Whitney është shprehur se ndihet jo-binare dhe e ka ndryshuar emrin në Stevie.

Eminem tha se atësia është si të bësh një “jetë të dyfishtë”

Ndonëse reperi shprehet pak për jetën e tij personale në intervista, ai është shumë më i hapur në këngët e tij. Në këngën hit “Mockingbird”, Eminem i referohet shumë vajzës së tij më të madhe Alaina.

Një arsye e mundshme se pse Eminem heziton në tërësi të përmendë detaje të jetës së tij personale është se ai është penduar që zbuloi detaje intime në këngët e tij të mëparshme. Edhe pse asnjëra prej vajzave nuk jeton më me Eminemin, ato shihen shpesh në eventet e tij. Pra, ata ende janë një familje e lidhur, megjithatë moderne.

Sa i përket mënyrës sesi Eminem ka dashur t’i rrisë fëmijët e tij, reperi ka qenë gjithmonë i qartë për filozofinë e tij të lirisë së fjalës. Ai dëshiron të vendosë rregulla dhe kufij të qartë, por gjithashtu dëshiron që ato të jetojnë të vërtetën e tyre.

“Të jesh baba do të thotë pa dyshim të bësh një jetë të dyfishtë. Me sa mbaj mend, edhe para se të lindte Hailie, unë besoja fort në lirinë e fjalës […] Pavarësisht nga ajo që njerëzit mund të mendojnë për mua dhe çfarë them në këngët e mia – ju e dini, unë dhe Kim kemi pasur momente… po përpiqem t’i mësoj dhe t’i bëj të mësojnë nga gabimet e mia,” -tha ai për atësinë.

Nuk mund të mohohet se Eminem ka bërë shumë gabime kur bëhet fjalë për martesën dhe atësinë. Por fakti që ai i mori në jetën e tij këto vajza kur kishin nevojë për një figurë prindërore, flet shumë për karakterin e tij. Si dikush që ka pasur varësi dhe prindër të dhunshëm, ai ndjeu se mund ta thyente ciklin dhe të bënte një ndryshim në jetën e vajzave të tij, në një mënyrë që babai i tij nuk mundi ta bënte për të.

Përshtatur nga Goal Cast

Tags: eminemfamilja e reperitvajzat e eminem
Previous Post

Për herë të parë në histori, policia në New York do të drejtohet nga një grua

Next Post

Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente(VIDEO)

Related Posts

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

13/01/2023
Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

10/12/2022
Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

03/12/2022
200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

03/12/2022
‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

19/11/2022
Next Post
Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente(VIDEO)

Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.