• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

5 mijë persona më shumë humbën jetën në shtëpi në 2020-n; shtesa e vdekjeve në spitale 76% më e lartë sesa raportimet

08/06/2021
in Aktualitet
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e tyre ndodhen në ambientet e shtëpive dhe jo në spital.

Në krahasim me mesataren 2016-2019 vdekjet në shtëpi u rritën me 28% më 2020, ndërsa vdekjet në spitale u rriten me 60 për qind, ndërkohe që shihet të kenë rënë në mënyrë të dukshme vdekjet në vende të tjera si rrugë etj.

Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019, ose 5,011 persona më shumë. Pjesa më e madhe e fataliteteve në shtëpi kanë për shkak pandeminë Covid-19, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mbingarkesës në spitale, por kjo mënyrë ka rezultuar dramatike për ta.

Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se, raportimet zyrtare. Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtese në spitale ishin i 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19.

Nga ana tjetër jetët e humbura jashtë shtëpisë dhe spitaleve pësuan rënie për shkak të pandemisë, për shkak të masave kufizuese. Në vitin 2020 në vendndodhjen “tjetër” përveç shtëpisë dhe spitaleve humbën jetën 547 persona më një rënie 67% në raport me mesataren 2016-2020. Kjo kategori përfaqëson aksidentet rrugore dhe të tjera, të cilat ishin më të ulëta në numër për shkak se pandemia i kufizoi se tepërmi lëvizjet vitin e kaluar. Në total, në 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.
Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje ishte 1,879.

Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë deklaroi në vitin 2020 rreth 1,180 humbje jete nga Covid-19, duke shpjeguar më pak se një të tretën e shtesës së vdekjeve në 2020-n, në raport me mesataren e 2016-2019.

Sipas INSTAT, 9% e totalit të fataliteteve në vitin 2020 erdhën nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, duke e bërë Covid-19 zyrtarisht sëmundjen e tretë më vdekjeprurëse në vend pas qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.
Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se vdekshmëria u shtua më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa si përqindje rritjeje, më e goditur ishte grupmosha e të rinjve (meshkuj) e grupmoshës 35-39 vjeç.

Vdekjet në shtëpi u rritën më shumë në Lezhë, Shkodër e Tiranë

Në të gjitha qarqet është konstatuar një rritje e lartë e rritjes së fataliteteve në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, e lidhur me pasojat që dha direkt pandemia në shëndetin e popullatës, por edhe me ndërlikimet e mëpasshme, si goditjet cerebrale pas kalimit të sëmundjes.

Lezha (+45%), Tirana (44.7%), Shkodra (38.2%) dhe Elbasani (38.1%) janë katër qarqet që kanë shënuar një rritje më të lartë të jetëve të humbura në shtëpi. Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet me humbjen më të madhe të jetëve në raport me popullsinë, duke rezultuar më të goditurat në vend nga pandemia e Covid-19.

Rritja e fataliteteve në shtëpi ishte më e ulëta në Vlorë (16.8%) dhe Korçë (18.7%).
Në institucionet spitalore, rekordi i rritjes së jetëve të humbura u konstatua në Elbasan (+50.4%), Fier (+42.7%) dhe Tiranë (+40.1%).

Marrë nga Monitor.al

Tags: instatjumbje jetenumri i vdekjeveraportimet zyrtare
Previous Post

Dua Lipa në kopertinën e revistës prestigjoze të modës

Next Post

Misteri i vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, policia: Asnjë gjurmë, grabitësit kanë pastruar vendin

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Carolina dhe Babis

Misteri i vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, policia: Asnjë gjurmë, grabitësit kanë pastruar vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.