• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

50% ulje!? / Ekspertët: Si të kurseni dhe të mos mashtroheni në dyqane me blerjet

11/01/2022
in Këshilla
0
50% ulje!? / Ekspertët: Si të kurseni dhe të mos mashtroheni në dyqane me blerjet

Çdo ndërrim sezoni është kohë e mirë për shopping. Nga të gjitha anët na rrethojnë vitrina dyqanesh që lajmërojnë uljet e sezonit, nga më modestet tek ato që nuk iu beson syve mbi 70%-80% ulje.

Ekspertët thonë se është mirë që të mos u besoni uljeve mbi 50%, veçanërisht nëse dyqani ku dëshironi të bëni blerje është në ditët e para të aplikimit të tyre. Në këtë rast, mund të bëhet fjalë për veshje të sezoneve të mëparshme ose çmimesh të “fryra” artificialisht. Shitësit e dyqaneve nuk mund shesin mall nën kosto.

A janë uljet sezonale një mundësi e vërtetë kursimi? Përgjigjja është po, nëse tregohet kujdes.

Kontrolloni me kujdes etiketën, qepjet, rafiniturat, ndonjë defekt të mundshëm. Përcaktoni shifrën që synoni të shpenzoni dhe konsiderojeni një investim. Ku mund të gjeni më të mirën? Bëni në mendje një hartë të dyqaneve që ofrojnë një raport të mirë çmim/cilësi. Kur niseni për të bërë blerje, vishuni mirë, pasi është e provuar se mund të merrni shërbim më të mirë.

Disa këshilla për sezonin e uljeve sesi të merrni më të mirën

Sezoni: Malli që shitet dhe që është me ulje, duhet të jetë vërtet i këtij sezoni dhe jo artikuj të dalë nga fundi i magazinave. Qëndroni larg dyqaneve që përpara uljeve i kishin raftet gjysmë bosh dhe që më pas si me magji u mbushën. Është e pamundur që në fund të sezonit, dyqani të jetë i pajisur me çdo tip produkti, ngjyre dhe mase.

Qarkulloni: Dilni shpesh vetëm për të parë nëse keni vendosur se do të bëni blerje. Për gjërat që ju interesojnë mund t’u bëni ndonjë foto dhe të ruani në memorie edhe çmimin. Asnjëherë mos shkoni te dyqani i parë që ju del përpara. Fjala kyçe: qarkulloni.

Blerja: Këshilla për blerjet.

Përpiquni që të krijoni një ide të qartë për shpenzimet që do të kryeni përpara se sa të hyni në dyqan. Në këtë mënyrë do të ndiheni më pak të ndikuar nga shitësi dhe do t’i hiqni vetes barrën e të blerit të gjërave, ndoshta edhe me çmim të mirë, por që nuk ishin të domosdoshme dhe që nuk do t’i përdorni kurrë. Vlerësoni produktin, duke u bazuar tek përmbajta e informacionit që shkruhet në etiketë.

Mbi 50%

Mos u besoni uljeve më të larta se 50%, shpesh pas tyre fshihet mall i mbetur stok nga sezonet e kaluara ose çmimet janë false. Shitësit e dyqaneve nuk mund shesin mall nën kosto.

Ekspozimi

Nuk duhet të bëni blerje në dyqanet që nuk tregojnë sa ka qenë çmimi i vjetër i mallit që është në shitje, çmimi i ri dhe vlerën e përqindjes që ulet. Çmimi duhet të jetë i vendosur në vend të dukshëm dhe lehtësisht i lexueshëm. Nëse është e mundur, kontrolloni edhe në ndonjë vend tjetër për të parë nëse i njëjti mall tregtohet me një çmim më të lartë. Produktet që janë me ulje, duhet të jenë të ndara në mënyrë të dallueshme nga ai që është i ri. Mos iu besoni vitrinave që janë të mbuluara me reklama dhe nuk lejojnë që të shikoni mallin.

Prova

Nuk është e detyrueshme, por gjithmonë varet nga ata që drejtojnë dyqanin. Këshilla është se nuk duhet t’u besoni atyre veshjeve që vetëm mund të shikohen.

Pagesa

Të gjitha dyqanet që në vitrina ekspozojnë si mënyrë pagese kartat e kreditit ose të bankomatit janë të detyruara që t’i lejojnë edhe për mallrat që janë me ulje, pa detyrime shtesë.

Tags: blerjedyqaneskontotuljet e sezonit
Previous Post

Vdes në burg milioneri vrasës Robert Durst, ekzekutoi gruan dhe dy miqtë e tij

Next Post

Maqedoni e Veriut/ LSDM-ja miraton kandidatët për postet e ministrave

Related Posts

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

22/10/2022
Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

08/10/2022
Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

09/07/2022
Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

02/07/2022
Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

05/06/2022
Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

22/05/2022
Next Post
Maqedoni e Veriut/ LSDM-ja miraton kandidatët për postet e ministrave

Maqedoni e Veriut/ LSDM-ja miraton kandidatët për postet e ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.