Një 50 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Bulqizë.
Policia lokale bën me dije se rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç.
Njoftimi:
Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.