• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VOA: Gjatë dhjetorit më pak raste dhe viktima, si ndryshuan shifrat në fundvit?

04/01/2022
in Aktualitet
0
Brazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri

Në Shqipëri, dhjetori regjistroi një rënie si të rasteve të reja ashtu dhe të viktimave nga Covid 19. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se përgjatë gjithë muajit pati 10.533 të infektuar, niveli më i ulët që pas muajit korrik. Krahasuar me muajin nëntor, bëhet fjalë për një rënie me 28.3 përqind. Mesatarja ditore ishte me 339 të prekur.

Tkurrja e rasteve të reja, ka ardhur ndërkohë që testimet u rritën lehtë me 3.6 përqind, duke u ngjitur në kuotën e 90.540 tamponëve, ose mesatarisht 2920 testime në ditë. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 11.6 përqind, ose 5.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Gjatë muajit dhjetor u konfirmuan dhe dy rastet e para të variantit Omicron. Edhe rastet e vdekjeve shënuan një rënie të ndjeshme. Në total gjatë muajit të kaluar u shënuan 117 viktima, ose 31.2 përqind më pak se në muajin nëntor. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Numri më i lartë i jetëve të humbura u rregjistrua në javën e tretë (14-20 dhjetor) me 32 viktima, ndërsa data 15 dhjetor, ishte dita me më shumë vdekje, 8 qytetarë që kishin humbur jetën.

Në spitale situata erdhi gjithashtu duke u përmirësuar. Ndërsa në 30 nëntor ishin 169 pacientë nga të cilët 15 në terapi intensive, në ditën e fundit të dhjetorit të shtruar kishte 90 persona nga të cilët 10 në gjendje kritike. Në fund të muajit të kaluar, në të gjithë vendin ishin 6419 raste ende aktive, ose 275 më pak krahasuar me fundin e nëntorit.

Edhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, situata është po ashtu më e mirë, me 9 mijë raste e 247 vdekje më pak. Një vit më parë, pozitiviteti ishte në kuota tejet shqetësuese, në 27.3 përqind. Edhe rastet aktive janë më shumë se tre herë më pak. Në fund të dhjetorit 2020 , kishte 23.448 persona që rezultonin ende të prekur nga virusi. Por ditët e fundit të muajit të kaluar dhe ato të fillimit të janarit, duket se po tregojnë një tendencë përkeqësimi. Gjatë javës së fundit (28 dhjetor-3 janar) rastet e reja kërcyen me 68.8 përqind më shumë duke kapur shifrën e 3343 të infektuarve.

Një pjesë e rritjes i detyrohet dhe faktit se testimet po ashtu ishin më të shumta, +21.9 përqind. Por megjithatë, nivelit më i lartë i pozitivitetit, +3.5 pikë përqindje më shumë, duke kapur nivelin e 12.5 përqind, dëshmon një panoramë që nuk i përgjigjet ecurisë së javëve të fundit.

Në tre ditët e fundit po ashtu është vënë re dhe një përkeqësim i lehtë situatës në spitale, ku nga data 31 dhjetor deri 3 janar, ka 20 pacientë më shumë, ose 110 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje kritike. Në të kundërt, gjatë javës së fundit numri i vdekjeve ra në një total prej 21 viktimash, nga 29 jetë të humbura në javën pararendëse./VOA

Tags: albanewscovid 19situata epidemiologjike ne vend
Previous Post

‘Rreth nesh po qarkullon edhe…’ Mjeku Kalo ngre alarmin për këtë veprim të qytetarëve

Next Post

Shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë e karrierën gjatë vitit 2022

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë e karrierën gjatë vitit 2022

Shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë e karrierën gjatë vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.