• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Administrata Biden dyfishon furnizimet me ilaçin Paxlovid për të luftuar Covid-19

06/01/2022
in Botë
0
Biden sulmon liderët e Kinës dhe Rusisë për mungesën e tyre në samitin e klimës

Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blejë 10 milionë doza shtesë të ilaçit Paxlovid të Pfizerit për COVID-19, duke e çuar totalin në të paktën 20 milionë doza, si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar variantin Omikron. Ai iu drejtua publikut amerikan të martën pasi rastet me COVID-19 në SHBA po rriten në nivele rekord pas festave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton.

Banorët e Uashingtonit dolën për të luajtur me topa bore në fillim të kësaj jave, një shenjë normaliteti në një dimër që ka sjellë përsëri rritjen e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins për shkak të variantit Omicron, të hënën rastet e koronavirusit në vend arritën një rekord botëror prej një milionë të infektuarish në 24 orë.

“Sot, po udhëzoj ekipin tim që të punojë me Pfizerin për të dyfishuar furnizimin nga 10 milionë në 20 milionë doza trajtimi që do të ofrohen në muajt në vijim”, tha presidenti.

Të martën, presidenti Joe Biden parashtroi strategjinë e administratës së tij për t’iu përgjigjur Omicronit. Përveç blerjes së më shumë pilulave nga Pfizeri, ai premtoi se do t’i bënte më gjerësisht të disponueshme dozat përforcuese dhe testimet. Ndërsa amerikanët duhet të presin në radhë të gjata për t’u testuar, presidenti Biden është fajësuar për vonesat dhe mungesat e testimeve.

Administrata e tij nuk ka dhënë hollësi mbi shpërndarjen e gjysmë miliardi paketash të testimit në shtëpi të premtuara falas. Testimi konsiderohet kyç për të kufizuar përhapjen e Omicronit dhe për të reduktuar shtrimin në spital. “Ne nuk mund të bëjmë shumë për të penguar përhapjen e këtij virusi jashtëzakonisht ngjitës. Dhe nëse sjell vetëm një sëmundje të lehtë, mund ta tolerojmë ndërsa përpiqemi të vazhdojmë të parandalojmë shtrimet në spital”, thotë Dr. William Schaffner me universitetin Vanderbilt.

Po shfaqen më shumë prova se Omicroni shkakton simptoma më të buta se variantet e mëparshme, që në disa vende po rezultojnë në nivele më të ulëta të vdekjeve pavarësisht rritjes së numrit të rasteve. “Ne po shohim gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se omikroni po infekton pjesën e sipërme të trupit. Ndryshe nga variante e tjera që infektojnë mushkëritë, dhe shkaktonin pneumoni të rëndë. Mund të jetë një lajm i mirë, por vërtet duhen më shumë studime për ta vërtetuar këtë”, thotë Abdi Mahamud me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 315 milionë doza vaksinash në mbarë botën, ndërsa kanë premtuar gjithsej 1.2 miliardë doza. Megjithatë, disa ekspertë shëndetësorë thonë se vendet e pasura nuk po bëjnë mjaftueshëm për të vaksinuar botën dhe për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja.

“Derisa të dyfishojmë angazhimin tonë për të vaksinuar kontinentin afrikan dhe Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine, ne do ta kemi gjithmonë këtë problem dhe kjo është ajo që duhet të ketë përparësi. Deri tani, as qeveria amerikane dhe as vendet e G-7ës nuk e kanë realizuar këtë angazhim”, thotë Dr Peter Hotez me kolegjin Baylor. Të hënën, autoritetet shëndetësore amerikane miratuan vaksinën përforcuese të Pfizerit për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, me një miratim përfundimtar që pritet në ditët në vijim.

Tags: joe bidenPaxlovidshba
Previous Post

Bill Gates për Omicron: ‘Jemi në pjesën më të keqe të pandemisë’

Next Post

Pandemia ul numrin e vizitorëve në muzeun e Luvrit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pandemia ul numrin e vizitorëve në muzeun e Luvrit

Pandemia ul numrin e vizitorëve në muzeun e Luvrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.