Prej disa ditësh, “Panorama Sport” ka mësuar se Fernando Augusto, mbrojtësi brazilian i Makedonija GP, do të transferohet te Partizani në këtë merkato dimri.
Bisedimet mes palëve kanë zgjatur disa ditë dhe gazeta mëson se marrëveshja me lojtarin është arritur tërësisht. Fernandinjo ditën e hënë do të jetë në Tiranë, ku pas vizitave mjekësore, do të prezantohet nga klubi si lojtari më i ri i të kuqve.
28-vjeçari vjen si futbollist i lirë te “demat”. Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe zëvendëson Mustën, i divorcuar me Partizanin ditën e djeshme. Fernandinjo ka dhuruar katër asiste me Makedonija GP në kampionat në këtë sezon, teksa ka qenë titullar i padiskutueshëm.