TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një falenderim për qytetarët shqiptarë. Basha ndihet falenderues për mbështetjen e tyre pasi në një sondazh të kryer nga ‘Flame Free Adivsors’ kreu i PD del si favorit për kryeministër për zgjedhjet e 25 prillit.
Basha shkruan: Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!
Rezultatet e sondazhit u prezantuan mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Çim Peka Live’. Sondazhi i kryer nga kompania ‘Flame Tree Advisors’ nxorri Bashën më të pëlqyerin për kryeministër me 52 përqind të votave, ndërsa 38 përqind shkonin për Ramën.