• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Xhef Bezos kërkon të sfidojë vdekjen, projekti ambicioz që synon të ndalë plakjen e njeriut

26/01/2022
in Botë
0
TRE KRITERET BAZË TË PUNËSIMIT PËR AMAZON/ U KRIJUAN 22 VITE MË PARË, JANË EFEKTIVE EDHE SOT…

Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për të ndihmuar në drejtimin e “Altos Labs”, kompaninë e re ambicioze që synon të ndalë plakjen nëpërmjet investimeve prej miliarda dollarësh.

Por çfarë thotë në fakt shkenca mbi këtë çështje? A mund ta mposhtim plakjen?Plakja nuk është vetëm një ndryshim në mënyrën se si ndihemi apo dukemi së jashtmi. Plakja ndodh në nivelin qelizor. Në laborator, është zbuluar se qelizat e lëkurës së një njeriut të rritur ndahen afërsisht 50 herë përpara se ky proces të ndalet.

Por qelizat e lëkurës nga një foshnjë e porsalindur mund të ndahen 80 ose 90 herë. Nga ana tjetër, qelizat e njeriu të moshuar ndahen vetëm rreth 20 herë. Ndërkohë plakja është më se e dukshme në gjenet tona. Materiali ynë gjenetik modifikohet me kalimin e kohës, dhe aty mund të bashkëngjiten kimikate, të cilat ndryshojnë në varësi se cilat gjene janë aktive ose jo. Këto quhen ndryshime epigjenetike, dhe këto krijohen me kalimin e moshës.

Një lloj tjetër ndryshimi ndodh në skajet e ADN-së së qelizës sonë. Segmentet e përsëritura të ADN-së të quajtura telomere, veprojnë si maja plastike e një lidhëse këpucësh, duke paguar që mbështjelljet e përdredhura të materialit gjenetik të fërkohen në skajet apo të yjëzohen së bashku.

Por këto telomere shkurtohen sa herë që ndahet një qelizë. Ne nuk e dimë nëse telomeret e shkurtra janë thjesht një shenjë e plakjes, si për shembull flokët e thinjur, apo janë pjesë e procesit me të cilin plaken qelizat. Për të mbetur gjallë dhe për të vazhduar ndarjen, qelizat imune e ndalin shkurtimin e telomereve të tyre kur shumohen, njëlloj si qelizat e kancerit. Ky është ndoshta një faktor që kontribuon në pavdekësinë e tyre të dukshme. Ilaçet që ndalojnë funksionimin e telomerazës, janë treguar shumë premtuese në luftën kundër kancerit (edhe pse qelizat e kancerit mund të evoluojnë për t’u bërë më rezistente).

Duke pasur parasysh se plakja ka një efekt kaq të thellë në qelizat dhe gjenet tona, lind një pyetje shumë më e madhe: Pse ndodh kjo gjë? Pse plakemi? Dikur mendohej se plakja ndodhte për shkak të evolucionit të vazhdueshëm të specieve. Pra evolucioni i një specie kërkon një qarkullim të individëve. Megjithatë, një problem me këtë ide është se shumica e jetës në Tokë nuk e arrin kurrë moshën e thyer. Shumica e kafshëve vriten nga grabitqarët, sëmundjet, klima ose uria.

Një pikëpamje tjetër është se plakja është thjesht një efekt anësor i dëmtimit që krijohet me kalimin e kohës, i shkaktuar nga metabolizmi apo ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë nga Dielli. Ne e dimë që me kalimin e moshës gjenet dëmtohen, por nuk është vërtetuar se kjo gjë e nxit drejtpërdrejt plakjen.

Një mundësi tjetër është që plakja mund të ketë evoluar si një mbrojtje kundër kancerit. Meqë qelizat grumbullojnë me kalimin e kohës dëmtime gjenetike, ato mund të kenë evoluar një proces për të mos qëndruar në trup për një kohë të gjatë, në rast se ky dëmtim bën që një qelizë të kthehet në kanceroze. Teksa plakemi, disa nga qelizat e trupit tonë hyjnë në një gjendje të quajtur plakje, në të cilën një qelizë qëndron e gjallë, por e ndalon ndarjen. Qelizat e moshuara grumbullohen në trup gjatë gjithë jetës – veçanërisht në lëkurë, mëlçi, mushkëri dhe shpretkë – dhe kanë efekte të dobishme por edhe të dëmshme.

Ato janë të dobishme sepse sekretojnë kimikate, të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara. Por gjatë një periudhe të gjatë kohore, ndërsa qelizat e vjetra shtohen shumë në numër, ato edhe mund të prishin strukturën normale të organeve dhe indeve. Këto qeliza mund të jenë një shkaktar themelor i shumë prej problemeve që ne i lidhim me plakjen. Ne mund të përshkruajmë shumë gjëra që ndodhin gjatë plakjes në nivelin e asaj që ndodh fizikisht me gjenet, qelizat dhe organet tona. Por pyetja themelore se përse plakemi mbetet ende pa përgjigje.

Sipas të gjitha gjasave, ka më shumë se sa një përgjigje të saktë. Sigurisht, askush nuk e di nëse kompania e Bezos mund të ketë sukses në zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut. Por është e qartë se duke studiuar plakjen, do të kemi zbulime të reja emocionuese.

Tags: Jeff BezosPLAKJA E NJERIUT
Previous Post

Lufta po afron, por jeta e natës në Kiev nuk ndalet, ukrainasit mes panikut dhe mohimit të rrezikut

Next Post

‘Ruani privatësinë, sot nis një fazë që prek jetën tuaj!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të enjte

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Ruani privatësinë, sot nis një fazë që prek jetën tuaj!' Horoskopi i Paolo Fox për këtë të enjte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.