Lajmi se u bë nënë nga një nënë zëvendësuese ishte fare i papritur për të gjithë miqtë e modeles së njohur Angela Martini. Dy muaj më parë, që nga fillimi i dhjetorit kur Angela postoi foton e djalit të sapolindur, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.
Deri sot, pak orë më parë, kur së bashku me djalin dhe bashkëshortin kanë dalë shëtitje.
Në një grup fotosh dhe videosh të ndara në Instagramin e saj, Angela shpjegon se ka qenë përkushtimi ndaj familjes ai që e ka shkëputur për disa javë më radhë nga rrjetet soaciale. “Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta”,- shkruan modelja në krah të postimit të fundit, ku duket e lumtur me familjen e saj të shtuar me një anëtar të adhurueshëm.