• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kërcitja e dhëmbëve në gjumë, rreziqet dhe zgjidhjet natyrale që mund të provoni

27/02/2022
in Kuriozitete
0
Kërcitja e dhëmbëve në gjumë, rreziqet dhe zgjidhjet natyrale që mund të provoni

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?

Është një shqetësim mjekësor që nuk arrihet të zbulohet lehtësisht. Shpesh, ata që vuajnë nga kërcitja e dhëmbëve nuk e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat. Një nga simptomat e para është zgjimi me dhimbje të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjendrave limfatike që gjenden në qafë.

Gjithashtu, kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale. Simptoma që mund të evidentohen përmes analizave dentare. Nëse lihet i patrajtuar, ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtim të shëndetit të dhëmbëve, por dhe në deformimin e nofullave.

Si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?

Një nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve. Mosha është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.

Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu, dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Vizitat tek dentisti arrijnë të kapin që në fazat e para këtë problem, dhe të fillojnë me trajtimin e tij.

Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë

Gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin nuk e shprehim. Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.

Kur jemi në gjumë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë përmes ëndrrave, të tjerë si reagime fizike.

Emocionet gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.

Personat që kërcasin dhëmbët e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit. Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.

 
Po nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?

Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që problemi është më i rëndë.

Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.

Çfarë të bëni nëse kërcisni dhëmbët?

Si fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga një problem i tillë. Shumë nga ne mund të jenë të prekur por nuk e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.

Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve. Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialistë të tjerë. Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.

Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura. Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. Prandaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike.

Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet. Mund të merreni me ndonjë sport, aktivitet fizik të çfarëdoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet./aw/

Tags: kercitja e dhembevekeshilla per gjumin
Previous Post

Çfarë do të shkruante Tolstoi për Vladimir Putinin?

Next Post

Parajsë në tokë, këto janë plazhet më të mira në botë për vitin 2022

Related Posts

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

08/10/2022
8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

17/09/2022
Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

10/09/2022
10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

21/08/2022
Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

13/08/2022
Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

23/07/2022
Next Post
Parajsë në tokë, këto janë plazhet më të mira në botë për vitin 2022

Parajsë në tokë, këto janë plazhet më të mira në botë për vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.