• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Po luan blofin!” Ekspertët analizojnë kërcënimet bërthamore të Putinit

13/03/2022
in Botë
0
“Po luan blofin!” Ekspertët analizojnë kërcënimet bërthamore të Putinit

Vendet perëndimore kanë refuzuar thirrjen e presidentit Volodymyr Zelensky, për të mbyllur hapësirën ajrore të Ukrainës, për shkak të shqetësimeve se kjo mund të provokojë një konfrontim më të drejtpërdrejtë me forcat ruse. Shqetësimi u shtua më shumë, veçanërisht pas kërcënimit të Vladimir Putin, për t’iu drejtuar armëve bërthamore.

Më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin, lëshoi një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqeshin të ndërhynin në sulmin e saj ushtarak. Putin deklaroi se do të kishte pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënonte Rusinë.

“Tani disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë. Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigjja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj. Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se dëgjohem!”

Inventari global i kokave bërthamore, 2022

Pak ditë më pas, Putin alarmoi botën duke urdhëruar vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave të parandalimit bërthamor. Menjëherë pas tij, Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në një intervistë për Al Jazeera u shpreh: “Një Luftë e Tretë Botërore, nëse do të shpërthente, do të ishte bërthamore dhe shkatërruese”.

Vetëm 9 vende në botë kanë armë bërthamore, por ato konsiderohen si mekanizma mbrojtëse që shpresohet të mos vihen kurrë në përdorim. Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve, Rusia ka arsenalin më të madh në botë të kokave bërthamore, me 6250 të tilla. Sipas grafikëve të realizuar nga A2 CNN, shtetet e tjera që posedojnë këtë lloj arsenali bërthamor janë: Amerika me 5500, Kina 350, Franca 290, Anglia 225, Pakistani 165, India 160, Izraeli 90 dhe Koreja e Veriut 20.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky arsenal i Rusisë është gati, pasi ekspertët vlerësojnë se vetëm 1400 koka bërthamore janë “të dislokuara”, që do të thotë të vendosura në bazat e raketave dhe bombarduesve, ose në nëndetëse.

A do t’i përdorte vërtet Presidenti i Rusisë këto armë?

Sekretari Britanik i Shtetit për Sigurinë, Ben Wallace, tha për BBC se Putin me shumë gjasa po luan blofin, duke i kujtuar kujtdo se ai zotëron armë bërthamore. Këto deklarata ai i përdor, sipas Wallace, së pari pasi shqetëson këdo në mbarë botën dhe së dyti pasi largon vëmendjen nga ngjarjet që po ndodhin realisht në Ukrainë.

Sipas Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, Malcolm Chalmers, këto kërcënime mund të jenë forma për të devijuar dinamikën e luftës. “Ai ndodhet në qoshe dhe në një situatë të tillë, po i merr parasysh të gjitha rreziqet. Nuk dua t’i alarmoj njerëzit pa qenë nevoja, pasi probabiliteti që kjo gjë të ndodhë është i ulët, ama nuk është zero”, shpjegon ai.

Hiroshima

Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara lëshuan armë bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, më shumë se 100 000 njerëz vdiqën. Në konferencën e këtij viti të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin, Japonia shprehu shqetësimin e saj të thellë për Rusinë. Si një nga vendet që ka vuajtur pasojat vdekjeprurëse dhe shkatërrimtare të bombave atomike, Japonia është shumë e frikësuar për përdorimin e armëve nukleare.

“Jemi të shqetësuar, pasi një tragjedi e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë më!”

Mirëpo, ndërkohë që Rusia thotë se qëllimet e saj nukleare janë thjesht mbrojtëse dhe jo sulmuese, kjo gjë na sjell ndërmend garancinë e mëparshme se nuk do ta sulmonte Ukrainën, gjë që rezultoi ndryshe. “Jo! Lufta nukleare nuk është në mendjen e Rusisë, por në mendjen e politikanëve të perëndimit. Ju siguroj se nuk do të lejojmë asnjë lloj provokimi të na çekuilibrojë.” Megjithatë, vetëm Presidenti Putin e di se sa larg mund të shkojë, ndërkohë që Perëndimit i duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar./ Marrë nga CNN

Tags: lufta ne ukraineputinvendimi i putin per lufte
Previous Post

Pse shkronja Z është bërë simbol i luftës për Rusinë?

Next Post

Si po e përdor Putin Luftën II Botërore për të justifikuar sulmin në Ukrainë?

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Si po e përdor Putin Luftën II Botërore për të justifikuar sulmin në Ukrainë?

Si po e përdor Putin Luftën II Botërore për të justifikuar sulmin në Ukrainë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.