Aktori dhe prezantuesi i talentuar ukrainas Pasha Lee ka mbetur i vrarë, ndërsa forcat ruse bombarduan qytetin Irpin jashtë kryeqytetit të Kievit. Lee, 33 vjeç, ishte regjistruar në forcën e mbrojtjes territoriale të Ukrainës në ditët e para të luftës. Ai jetonte në Irpin dhe aktroi në disa filma, ndërsa zëri i tij u shfaq në versionet ukrainase të The Lion King dhe The Hobbit. Ai është një nga një sërë figurash publike të vrara gjatë pushtimit rus.
Aktori njihej zyrtarisht si Pavlo Li. Ai lindi në Krime në vitin 1988 dhe kohët e fundit kishte filluar të prezantonte një shfaqje në Dom TV. Lee mori pjesë në shfaqjet e talenteve televizive “Star Factory” dhe “X-Factor”, si dhe në një numër filmash, përfshirë “SelfieParty” (2016). Në vitin 2006, në fillimet e karrierës, ai luajti në një film horror për adoleshentë, të quajtur “The Pit”, ndërsa së fundmi u shfaq në komedinë “Meeting of Classmates”.
Disa ditë përpara se Pasha Lee të vritej, ai postoi një organizatë bamirëse për refugjatët ukrainas, duke u kërkuar njerëzve të drejtoheshin për ndihmë ose të dilnin vullnetarë për të ndihmuar. Ndërsa në postimin e tij të fundit në Instagram, ai postoi një foto me një kolege duke shkruar me optimizëm se do të jenë mirë dhe gjithçka do të jetë mirë në Ukrainë.