• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nga arkitekte në Zonjën e Parë të Ukrainës, kush është Olena Zelenska?

26/03/2022
in Botë
0
Nga arkitekte në Zonjën e Parë të Ukrainës, kush është Olena Zelenska?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u kthye në pak kohë në figurën kryesore qëndrestare të luftës, duke fituar admirimin e shumë njerëzve në mbarë botën. Mirëpo krahas tij, edhe Zonja e Parë e Ukrainës ka dëshmuar se është mbështetësja më e palëkundur e bashkëshortit të saj dhe mbetet pranë tij, pasi ai refuzoi të largohej nga vendi përballë pushtimit rus.

Sikurse Volodymyr që nuk i përkiste më parë botës së politikës, por të televizionit, edhe 44-vjeçarja Olena kontribuoi në fusha të ndryshme. Ajo u diplomua si arkitekte në universitet – kohë kur u takua me Zelensky-n, që atëherë ishte student i drejtësisë. Kur bashkëshorti i saj i tha për herë të parë planet e tij për të lënë karrierën që kishte, për të kandiduar si president, Olena tha publikisht se kishte kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë vendim.

E megjithatë, kur erdhi koha që ai të bënte fushatë, Olena u shfaq pranë tij duke mbajtur edhe fjalime. Pas fitores së Zelensky-t, nëna e dy fëmijëve e përqafoi plotësisht rolin e saj si Zonjë e Parë. Ajo nisi të shoqëronte të shoqin në të gjitha aktivitetet e tij shtetërore dhe në pak kohë, filloi të përdorte ndikimin dhe pozicionin e saj për të mbrojtur kauza të ndryshme, si të drejtat e fëmijëve dhe barazinë gjinore. 

Ylli i kopertinës së Vogue ka rënë gjithmonë në sy edhe për veshjet dhe stilin e saj elegant. Veç kësaj, ajo prej kohësh kishte vendosur të mbështeste dhe të promovonte kudo stilistët ukrainas. 

Fillesat e karrierës dhe njohja me Zelensky-n

Pavarësisht profilit të saj të lartë, dihet pak për fillimin e jetës së Zonjës së Parë. Olena Zelenska lindi në maj 1978 në Kryvyi Rih, një rajon rusishtfolës që në atë kohë ishte pjesë e Republikës Sovjetike Socialiste të Ukrainës. Volodymyr lindi në të njëjtin vit dhe në të njëjtin qytet, por fati e deshi të njiheshin gjatë kohës kur studionin. Asokohe, Olena një vajzë e bukur bionde me tipare të theksuara, ishte prej kohësh në një lidhje.

Romanca e Volodymyr-it dhe Olena-s nisi kur ata të dy po punonin për një konkurs në garat kombëtare të humorit. Në vitin 2003, pas tetë vitesh njohje, çifti u martua. Karriera e Volodymyr-it si komedian qe shumë e suksesshme, ndërsa Olena qëndroi kryesisht jashtë vëmendjes, duke u larguar nga tapeti i kuq dhe paraqitjet në media. Në vitin 2004, ata u bënë prindër të një vajze, Oleksandra dhe në janar 2013 edhe të një djali, Kyrylo.

Nismat si Zonjë e Parë

Olena-s shpesh i është dashur të përballet me sfida të shumta që kur Volodymyr vendosi të niste fushatën si kandidat për president. Menjëherë në rolin e saj si Zonja e Parë e Ukrainës, ajo njoftoi nismat e para në një intervistë për “Vogue Ukraine”. 

Nëna e dy fëmijëve vendosi të zbatonte një projekt për të përmirësuar cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit në çerdhe, kopshte e shkolla për të gjithë fëmijët. Sipas saj, ushqimi i duhur ishte çelësi për zhvillimin, shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijës, ndaj fushata sensibilizimi mbi këtë tematikë, nisën në të gjithë vendin. 

Projekte të tjera të Olena-s kanë pasur fokusin në edukimin dhe lehtësimin e shërbimeve kulturore për njerëzit me aftësi të kufizuara. Kështu ajo prezantoi një platformë që do të ndihmonte këta qytetarë të kishin shpjeguesit dhe udhëzuesit e tyre specifik nëpër muze.  

Një tjetër gur themeli i punës së Olena-s kanë qenë të drejtat e grave. Ajo qe nismëtare e propozimit për pranimin e Ukrainës në iniciativën ndërkombëtare të G7 për barazinë gjinore, si dhe ka promovuar Kongresin e Grave të Ukrainës, një platformë që punon për të forcuar të drejtat e barabarta.  

“Unë do të jem gjithmonë pranë jush!”

Pavarësisht se janë në rrezik, çifti Volodymyr dhe Olena kanë zgjedhur të qëndrojnë në Kiev dhe të mos largohen nga Ukraina, që tashmë prej një jave po vuan sulmet e pushtimit rus.  

Duke shpërndarë një foto të flamurit ukrainas në Instagram, fill pas mësymjes ruse, ajo shkroi: “Njerëzit e mi të dashur! Ukrainas! Unë po ju shikoj të gjithëve sot. Të gjithë ata që shoh në rrugë, në internet, në postimet dhe videot tuaja. Jeni të pabesueshme! Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend! Thuhet se shumë njerëz janë turmë. Kjo nuk ka të bëjë me ne. Sepse shumë ukrainas nuk janë turma. Kjo është një ushtri! Sot nuk do të ketë panik dhe lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt. Unë do të jem pranë fëmijëve të mi dhe pranë burrit tim. Dhe sigurisht, pranë jush! Jeni të pabesueshëm, të dashur bashkatdhetarë! Në vetëm dy ditë u bëtë të gjithë një ushtri. Në metro, streha për bomba, me fëmijë dhe kafshë shtëpiake, ju bëni punën tuaj, keni kohë të kujdeseni për të tjerët, të ndihmoni njëri-tjetrin. Të mblidhemi në mediat sociale për të mbrojtur shtëpitë dhe për të ndihmuar fqinjët e vetmuar. Dhuroni gjak për ushtarët dhe viktimat. Raportoni lëvizjen e automjeteve të armikut. Ju po ndihmoni Forcat e Armatosura, të cilat po luftojnë në të gjitha frontet. Ne jemi ushtria, ushtria jemi ne! Dhe fëmijët e lindur në strehimoret për bomba, do të jetojnë në një vend paqësor që ka mbrojtur veten.”

Tags: lufta ne ukraineOlena Zelenskazonja e pare e ukraines
Previous Post

Si lindi ndryshimi i orës? A do të vijojë kjo traditë këtë të dielë (HISTORIA)

Next Post

NASA: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
NASA: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

NASA: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.