• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet “Oscar”/ 18 fakte interesante për të nominuarit e këtij viti

27/03/2022
in Kulturë
0
Çmimet “Oscar”/ 18 fakte interesante për të nominuarit e këtij viti

Hollywood ka kaluar një vit shumë të vështirë. Spider-Man shpëtoi arkat, Scarlett Johansson paditi Disney-n, Daniel Craig i dha lamtumirën Bond-it dhe të gjithë folën për Brunon.

Çmimet Oscar që mbahen të dielën pasqyrojnë një industri që ende po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Të nominuarit si “Dune”, “West Side Story”, “King Richard” dhe “Belfast” kanë çuar, në shkallë të ndryshme, njerëzit në kinema pas mbylljes për shkak të pandemisë. Këta filma janë në garë me filma si “Don’t Look Up”, “Coda”, “Tick Tick… Boom!” dhe “Being The Ricardos”, të cilat arritën audienca të mëdha në platformat e transmetimit. BBC ka mbledhur disa fakte e rekorde që mund të thyhen nga yjet e Hollywood të dielën.

1. Judi Dench mund të thyejë një rekord në Oscar.

Ylli veteran britanik mund të bëhet fituesja më e vjetër në moshë në një kategori aktrimi, pasi u nominua për interpretimin e saj në ‘Belfast’ të Sir Kenneth Branagh. Dame Judi është 87 vjeç, katër vjet më e madhe se rekordmeni aktual Sir Anthony Hopkins që fitoi për “The Father” në 2021.

2.“Drive My Car” është kandidati me kohëzgjatjen më të madhe për “Filmin më të mirë” këtë vit, me 179 minuta.

Por nuk është filmi më i gjatë në historinë e Oscars. Fituesi i “Filmit më të mirë” me kohëzgjatjen më të madhe ishte “Gone With The Wind”, me 238 minuta. Por filmi më i gjatë që ka fituar ndonjëherë një çmim Oscar ishte “War and Peace”, me 414 minuta epike – gati shtatë orë – dhe fitoi filmin më të mirë të huaj në 1968.

3.Bradley Cooper mund të jetë personi i vetëm që ka humbur peshë gjatë izolimit.

Por vetëm sepse ishte e nevojshme për rolin e tij të Guillermo del Toro në “Nightmare Alley”.

Filmit iu desh të ndalonte xhirimet për shkak të Covid. Dhe kjo do të thoshte se Cooper mund të përdorte këtë kohë për të humbur në peshë.

4.Akademia ka humbur shijen për muzikantët.

Tre yje të pop-it mendohej se ishin në garë për çmimin “Aktorja mirë e këtë vit” – Lady Gaga (për House of Gucci), Jennifer Hudson (Respect) dhe Alana Haim (Licorice Pizza).

Por pavarësisht nominimeve në ceremonitë e tjera të Hollywood, asnjë nga të tre nuk arriti të nominohej në kategorinë e aktores më të mirë këtë vit.

5.Will Smith ishte në ankth për marrjen e miratimit nga Venusit dhe Serena Williams.

Ylli ka të ngjarë të fitojë Oscar-in e tij të parë për performancën e tij në “King Richard”, i cili tregon historinë e një babai që stërviti dy vajzat e tij të vogla për t’u bërë legjenda të tenisit.

“Shkova te familja e tyre dhe thashë, ‘Dua ta tregoj këtë histori’,” tha Smith për BBC. “Dhe Venusi dhe Serena thanë, ‘OK, do t’ju shohim gjatë procesit, por do të duhet ta shohim filmin përpara se ta nxjerrni dhe do t’i vendosim ose jo emrat tanë’.”

6.Campion dhe Spielberg po përgatiten për një revansh.

Jane Campion është gruaja e parë që u nominua dy herë në kategotinë “Regjisori më i mirë” në vitin 1994 për “The Piano”. Atë vit, ajo humbi përballë Steven Spielberg i cili ishte nominuar me “Schindler’s List”. Rastësisht, ai është nominuar bashkë me të sërish këtë vit për “West Side Story”.

Ajo ka një shans shumë më të fortë këtë herë për të triumfuar dhe do të shënonte herën e parë që një grua fiton çmimin e “Regjisores më të mirë” dy vite radhazi, pasi Chloé Zhao triumfoi vitin e kaluar për Nomadland.

7.Këshilla për regjisorët: punësoni Cate Blanchett nëse dëshironi një nominim për Oscar.

Blanchett tani është aktorja me më shumë interpretime në filmat që kanë fituar çmimin “Filmi më i mirë”. Ajo ka qenë në nëntë prej tyre, duke përfshirë “Elizabeth”, “Babel”, “The Aviator”, “The Curious Case of Benjamin Button” dhe tre filma “Lord of the Rings”.

Këtë vit, ajo shfaqet në dy pretendentët – ‘Don’t Look Up’ dhe ‘Nightmare Alley’.

8.Mos e nënvlerësoni kurrë Penélope Cruz.

Ajo ishte një hyrje befasuese, por e mirëpritur në garën e “Aktores më të mirë” këtë vit, për interpretimin e saj në filmin “Parallel Mothers” të Pedro Almodovar.

Cruz nuk mundi të nominohej në pothuajse asnjë nga ceremonitë kryesore duke përfshirë “Golden Globes”, “Critics Choice” dhe “Screen Actors Guild”. Ajo nuk ishte as në listën e gjatë të “Bafta-s”.

Cruz më parë u bë aktorja e parë me origjinë spanjolle që fitoi një ‘Oscar’, në 2008. Por nëse ajo fiton këtë herë, do të jetë për një rol në gjuhën spanjolle.

9.Filmat bardh e zi janë ‘të zinjtë’ e rinj.

Gjithnjë e më shumë regjisorë po zgjedhin filmat bardh e zi. Katër filma pretendentë janë këtë vit në ‘Oscars’ bardh e zi: ‘Belfast’, ‘Passing’, ‘C’Mon C’Mon’ dhe ‘Tragedy of Macbeth’.

10.‘West Side Story’ mund të thyejë disa rekorde.

Përshtatja e ‘Spielberg’ mund të bëhet filmi remak i parë ndonjëherë i një fituesi të mëparshëm të kategorisë “Filmi më i mirë” që fiton sërish këtë çmim. Asnjë ribërje e një fituesi të mëparshëm të “Filmit më të mirë” nuk është nominuar më parë.

Ky triumf do ta bënte gjithashtu ‘West Side Story’ muzikalin e parë që fiton këtë çmim në gati dy dekada – i fundit ishte Chicago i vitit 2003.

11.Oscar-t e këtij viti janë një çështje familjare.

Janë dy çifte të nominuar këtë vit. Javier Bardem dhe Penélope Cruz dhe Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons.

Sakaq, regjisori Joe Wright, ka një fëmijë me Haley Bennett, ndërsa ylli i filmit, Peter Dinklage është i martuar me shkrimtaren, Erica Schmidt.

12.Troy Kotsur pjesërisht i detyrohet zhurmës së krijuar për nominimet rrëzimit nga karrigia.

Ai mund të bëhet aktori i dytë që nuk dëgjon që fiton një ‘Oscar’, pas Marlee Matlin në 1986 për ‘Children of a Lesser God’.

Kotsur ra nga karrigia kur u shpall nominimi i tij për “Bafta” dhe videoja bëri xhiron e rrjetit.

(Nëse ky moment ka qenë aktrim, atëherë ai meriton të fitojë edhe më shumë.)

13.Akademia pëlqen më shumë ‘Hamaguchi-t’ se sa ‘House of Gucci’.

‘Drive My Car’ është filmi i 14-të jo-anglisht që nominohet për ‘Filmin më të mirë’, dhe i katërti në katër vjet, pas ‘Roma’, ‘Parasite’ dhe ‘Minari’. Ai gjithashtu mori një nominim për ‘Regjisorin më të mirë’ për Ryusuke Hamaguchi.

‘Drive My Car’ (që është japonez) dhe ‘Worst Person in the World’ (norvegjez) kanë të dy nominime për skenarin e tyre.

14. Andrew Garfield dikur pothuajse u mbyt për vdekje nga një biftek.

Ylli britanik është i nominuar për ‘Aktorin më të mirë’ për rolin e të ndjerit Jonathan Larson në filmin ‘Tick Tick… Boom!’ por ai thuajse humbi jetën për t’u shfaqur në film, pasi për pak u mbyt me një biftek në vitin 2018. Ai tregoi për “Vanity Fair” skenën e sikletshme kur thuajse u mbyt për vdekje duke ngrënë një biftek.

15.‘Flee’ është filmi i parë që nominohet për ‘Filmin më të mirë të animuar’, ‘Dokumentarin më të mirë’ dhe ‘Filmin më të mirë ndërkombëtar’.

Ky nominim i trefishtë i pazakontë është për shkak të natyrës së filmit – pjesa më e madhe e dokumentarëve nuk janë të animuar.

Filmi flet për historinë e një refugjati homoseksual afgan. Animimi nënkuptonte se identiteti i tij i vërtetë mund të mbahej i fshehur dhe gjithashtu përshkruante ngjarje nga e kaluara e tij.

16.Nuk ka sinkronizim këtë vit mes kategorive të ‘Aktores më të mirë’ dhe ‘Filmit më të mirë’.

Jessica Chastain, Nicole Kidman, Olivia Colman, Kristen Stewart dhe Penélope Cruz janë të gjithë të nominuar për filmat që nuk u renditën në listën e ‘Filmit më të mirë’. Këto dy kategori rrallë sinkronizohen. Fitorja e ‘Frances McDormand’ për Nomadland në 2021 ishte hera e parë në 16 vjet që fituesja e çmimin të ‘Aktores më të mirë’ luajti në fituesin e çmimit të ‘Filmit më të mirë’.

  1. Ka një rastësi të habitshme në kategorinë për “Aktori/en më të mirë në rol dytësor”.

Anna Paquin u bë fituesja e dytë më e re e kategorisë ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor” në vitin 1994 për interpretimin e saj në ‘The Piano’, nga Jane Campion. Këtë vit, Kodi Smit-McPhee mund të bëhet fituesi i dytë më i ri më i ri i ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ për ‘The Power of the Dog’, nga… Jane Campion.

18.“Netflix” ende nuk e ka triumfuar në kategorinë për “Filmin më të mirë”.

‘ Roma’, ‘Mank’ dhe ‘The Irishman ‘ishin të gjithë pretendentë mjaft të fortë në vitet e fundit. Por “The Power of the Dog” mund të jetë shansi më i mirë i “Netflix” deri më tani. Nëse kjo ndodh, do të jetë fituesi i parë i çmimit “Filmi më i mirë” i prodhuar nga një shërbim transmetimi. Është interesante se konkurrentja më e madhe është “Coda” i Apple TV+.

Tags: aktori me i mirecmimet oscarsnominimet
Previous Post

Jahti i oligarkut rus Roman Abramovich ankorohet në Bodrum, protesta për bllokimin e tij

Next Post

‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.