• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Refugjatët ukrainas në shënjestër të trafikantëve të qenieve njerëzore

05/04/2022
in Botë
0
Refugjatët ukrainas në shënjestër të trafikantëve të qenieve njerëzore

Sipas të dhënave të OKB-së, katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që nga fillimi i agresionit rus. Shumica dërrmuese janë gra dhe fëmijë – pjesë e popullatës, që janë veçanërisht të shënjestruar nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, një pjesë e madhe e refugjatëve ukrainas – kryesisht gra dhe fëmijë – shkuan në Poloni, pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Shumë prej tyre kaluan ditë duke pritur për të kaluar kufirin.

“Është shumë e vështirë sigurisht. nuk di çfarë të them tjetër. Por ne nuk kemi zgjidhje, ne duhet të shpëtojmë fëmijët”, thotë Maria Viechnaya, refugjate nga Khersoni.

Që nga fillimi i agresionit të Rusisë, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar refugjatët se mund të jenë në shënjestër të trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Padyshim që rreziqet janë rritur kryesisht sepse gratë që kalojnë kufirin me fëmijë, e gjejnë veten në një pozitë jashtëzakonisht të pa mbrojtur – nga pikëpamja ekonomike dhe psikologjike; ato po largohen nga lufta. Njerëzit janë më të lehtë për t’u manipuluar kur janë në një gjendje të tillë”. Aktivistja për të drejtat e njeriut Yuliya Anisova thotë se trafikimi i qenieve njerëzore zakonisht përfshin shfrytëzimin seksual dhe dhunën. Policia polake ka regjistruar tashmë dy raste të përdhunimeve mes refugjatëve. Vullnetarët po punojnë për të informuar gratë që mund të jenë në rrezik.

“Kemi parë burra duke fotografuar gra dhe vajza adoleshente. E kuptuam shumë shpejt se pas kësaj mund të qëndronin trafikantët e qenieve njerëzore”, thotë vullnetarja Lilian Boulard. “Një grua nga rajoni i Kievit po kërkonte punë në Lviv. Ajo ra në kontakt me një person i cili i ofroi një punë si dado për një djalë 15-vjeçar. Pjesë e punës ishin shfrytëzimi seksual”, thotë Yulia Anisova.

Refugjatët rrezikojnë gjithashtu të shfrytëzohen në punë. Skema është shumë e thjeshtë: banesat mund të ofrohen falas në fillim, dhe sapo refugjatët mbërrijnë, zbulojnë se asgjë nuk është falas. Aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë se veprime të tilla janë të paligjshme.

“Nëse ka pritshmëri për punë, atëherë puna duhet paguar; kjo është shumë e rëndësishme. Për më tepër, nëse duhet të punosh në vendin ku jeton dhe i njëjti pronar kërkon që të punosh – si në hotel, në fermë apo kudo tjetër – është një tregues se duhet të jeni të vetëdijshme për një situatë delikate” thotë Madalina Mocan me organizatën ProTECT. Gjysma e ukrainasve të zhvendosur janë fëmijë. Disa e kalojnë kufirin pa dokumenta, disa e kalojnë kufirin vetëm, pa prindër. Fëmijë të tillë rrezikojnë të përfundojnë me persona të dyshimtë – ose më keq.

“Personat që figurojnë të humbur janë rezultat i boshllëqeve në sistemin e mbrojtjes dhe këto boshllëqe janë të njëjtat çështje që tërheqin trafikantët”, thotë Aagje Ieven. Organizata Missing Children Europe u kërkon refugjatëve të raportojnë menjëherë çdo fëmijë të humbur duke përdorur linjën e tyre telefonike.

Ata gjithashtu inkurajojnë të rriturit që të jenë vigjilentë – dhe nëse shohin një fëmijë që duket i humbur dhe i vetëm në rrugë, të lajmërojnë menjëherë autoritetet lokale. Gratë gjithashtu këshillohen se si të mos bëhen viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Kërkoni dokumenta identifikimi, shikoni nëse kanë makinë nga organizata e tyre. Nëse kanë tendë me emrin e organizatës në kufi, që do të thotë se është një organizatë e sigurt”, thotë Andreea Bujor me organizatën World Vision.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu refugjatët që të fotografojnë dokumente të rëndësishme në telefonin e tyre, të qëndrojnë në grup dhe të mbajnë në dorë numrin e telefonit të policisë në çdo vend ku hyjnë. Është gjithashtu e rëndësishme të kenë informacione kontakti për vullnetarët dhe grupet e ndihmës dhe të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë e ngushtë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të dinë vendndodhjen e secilit refugjat. /VOA

Tags: lufta ne ukrianeokbrefugjatet ukrainassulmet e qenieve njerezore
Previous Post

Italia e ftuar në Botëror? Përgjigjet presidenti i FIFA-s: Më vjen të qaj që nuk do të jetë!

Next Post

Krimet e luftës, BBC: A mund të ndiqet penalisht Putin për krimet në Ukrainë?

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Krimet e luftës, BBC: A mund të ndiqet penalisht Putin për krimet në Ukrainë?

Krimet e luftës, BBC: A mund të ndiqet penalisht Putin për krimet në Ukrainë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.