Gjatë nje interviste me New York Times, Julia Roberts tha se prej dy dekadash nuk ka qenë e pjesë e filmave rom-com sepse nuk ka gjetur ende diçka “mjaftueshëm të mirë”. Fituesja e Oscar pranoi se lëvizja ka qenë nje vendim i vetëdijshëm nga ana e saj, pra propozime ka patur, por ajo thjesht s’i ka pranuar.
“Njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar sikur unë nuk dua më të bëj filma”, shton ajo. “Nëse do lexoja diçka në nivelin e ‘Notting Hill’ ose ‘My Best Friend’s Wedding’, do e bëja”.
Gjatë intervistës, 54-vjeçarja, tha gjithashtu se familja e saj është një tjetër arsye pse ajo mendon dy herë përpara se të marrë pjesë në një projekt në ekran.
“Nëse do të mendoja se diçka ishte mjaft e mirë, do ta kisha bërë. Por, kam patur edhe tre fëmijë në 18 vitet e fundit. Kjo e ngre edhe më shumë përgjegjësinë, sepse atëherë nuk është vetëm “A është ky material i mirë?” – Është gjithashtu ekuacioni matematikor i orarit të punës së bashkëshortit tim dhe orari i shkollës dhe pushimeve verore të fëmijëve.”/ Anabel