Ish-kryeministri Sali Berisha sot qenë në Durrës ku ka vijuar takimet me strukturat e PD në kuadër të zgjedhjeve të 6 Marsit.
Sot Berisha është takuar me strukturat e PD në Vadardh të Sukthit ku ka diskutuar lidhur me strategjinë për të akumuluar më shumë vota për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë. Në Durrës “Shtëpia e Lirisë” përfaqësohet me kandidatin Ardian Muka.
“Me liderin historik Dr.Sali Berisha jemi sot në Vadardhë e cila vuan pasojat e tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve. Ne do u shërbejmë durrsakëve të kalojnë këtë moment të vështirë. Siç edhe Dr. Berisha tha në këtë takim, fitorja u buzëqesh atyre që e besojnë. Durrësin do e fitojmë”, shkruan Muka.
Në takim ishte edhe deputeti i qarkut Oerd Bylykbashi. Ditën e djeshme ish-kryeministri ishte në Dibër.