NATO i dhuruan vendit tonë 60 respiratorë të rinj, pajisje vitale për pacientët e prekur nga koronavirusi, por edhe për të përballuar emergjencën shëndetësore.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO, me qëllim përballimin e COVID-19. Në fjalimin e tij, kryeministri falenderoi NATO-n dhe të gjithë aleancën për mbështetjen ndaj Shqipërisë, dhe tha se respiratorët do të shkojnë në spitalet e reja Covid 3 dhe 4, duke iu shtuar fuqisë së instaluar për të luftuar virusin “deri në daljen nga ky dimër sfidues”, ndërsa vijoi më tej të fliste për pandeminë dhe pasojat e saj edhe në ekonomi.
Kryeministri gjeti rastin të paralajmëronte pronarët e bareve dhe restoranteve se në rast se nuk do të respektojnë protokollet, atëherë
“Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e Shtetit në bare për të vendosur rregull, por a është kjo ajo që duan ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit, dhe harrojnë që kështu kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe rrezikojnë një goditje të madhe financiare”-tha Rama.
Kryeministri pati një mesazh edhe për ata që thonë se nuk ka kapacitete spitalore për të përballuar COVID-19.
“Po shkojnë duke u zvogëluar, por janë 2 struktura të reja, gati. Nëse do të jetë nevoja, do të kemi gati edhe strukturat e tjera nëpër qarqe”-tha Rama.