Librazhd- Një 60-vjeçar në fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët.
Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.
Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.
Siç raporton gazetari Agim Blloshmi, burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.