• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

03/12/2022
in Showbiz
0
Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

Will Smith tha se ai “e humbi” kur goditi komedianin Chris Rock në natën e çmimeve ‘Oscars’ në intervistën e tij të parë që nga shuplaka famëkeqe në fillim të këtij viti. “Unë e humba,” tha Smith në “The Daily Show with Trevor Noah” të Comedy Central. “Ky ishte një zemërim që ishte akumuluar për një kohë vërtet të gjatë,” shtoi ai. Aktori i tha Noah se ai “po kalonte diçka” dhe humbi kontrollin atë natë.

“Ajo ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni,” tha Smith. “Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të, ju e dini, por në fund të ditës, unë thjesht – e humba kontrollin dhe ajo që dua të them është se ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë është duke përjetuar një njeri në të vërtetë.” 

Smith nuk e zbuloi se me çfarë problemesh po përballej gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve – por tha se shumë gjëra që ai kishte përjetuar i erdhën në kokë menjëherë. Gjithsesi u tregua realist duke u shprehur se asnjë prej tyre nuk i justifikonte veprimet e tij. 

“Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël që pa babain e tij duke rrahur nënën e tij (referuar dhunës që babai i tij ka ushtruar ndaj nënës së aktorit). E gjithë kjo u shfaq në kokën time në atë moment”-tha ai. “Ky nuk është ai që dua të jem.” 

Noah gjithashtu shprehu mendimin e tij mbi këtë çështje, duke mbrojtur Smith-in të cilin e njeh prej shumë vitesh. “Unë gjithashtu mendoj se kjo nuk tregon atë që ti je në të vërtetë,” tha ai. “Mendoj se nuk tregon se kush je. Të gjithë mund të bëjnë gabime.”  Ylli i “Fresh Prince of Bel-Air” goditi Rock me shuplakë pasi ai bëri një shaka me gruan e tij, Jada, ndërsa prezantoi një çmim në skenë. Will gjithashtu tregoi se si ai ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes që nga shuplaka e famshme, duke bërë shaka “Unë kam qenë larg, ju çfarë keni bërë?”. 

Smith, i cili iu bashkua emisionit për të promovuar filmin e tij të ri “Emancipation”, u përlot disa herë duke përfshirë momentin kur ai ndau një histori të përzemërt se si përfundoi nata e tij pas ceremonisë së çmimeve ‘Oscars’. Smith tha se pa nipin e tij 9-vjeçar pasi u kthye në shtëpi. “Ai është djali i vogël më i ëmbël. Ne erdhëm në shtëpi dhe ai kishte qëndruar deri vonë për të parë xhaxhain e tij. U ulëm në kuzhinën time dhe ai ishte në prehrin tim dhe pyeti “Pse e godite atë njeri, xhaxhi Will?”- tha Smith duke u përlotur. 

Smith shtoi se e kupton se si njerëzit u tronditën nga akti i tij i dhunshëm dhe se tani po përpiqet të shërohet dhe të falë veten. 

Tags: Chris Rockshpulla ne oscarsWill Smith
Previous Post

Çfarë qëndron pas protestave në Kinë kundër politikave për koronavirusin?

Next Post

Drejtori i Portit të Vlorës emërohet në një tjetër pozicion, 130 punonjës prej një muaji pa marrë pagën

Related Posts

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

13/01/2023
Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

10/12/2022
200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

03/12/2022
‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

19/11/2022
Rihanna flet për herë të parë për mëmësinë dhe pse e mban emrin e djalit sekret

Rihanna flet për herë të parë për mëmësinë dhe pse e mban emrin e djalit sekret

12/11/2022
Next Post
Drejtori i Portit të Vlorës emërohet në një tjetër pozicion, 130 punonjës prej një muaji pa marrë pagën

Drejtori i Portit të Vlorës emërohet në një tjetër pozicion, 130 punonjës prej një muaji pa marrë pagën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.