“Ka shumë gjëra që janë të pashpjegueshme…”
Princi Harry pranon se ka ende pyetje në lidhje me vdekjen tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana.
Duka i Sussex, i cili ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij ndërroi jetë në 1997, e bëri këtë deklaratë gjatë intervistës së tij të parë televizive pas publikimit të librit “Spare”.
Harry sqaroi, se pavarsisht kësaj, nuk “e shihte me vend” hapjen e një hetimi tjetër pas kaq shumë vitesh.
Ai gjithashtu tha se kishte parë fotot e frikshme nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, për t’u përpjekur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Harry i tha Bradby-t se kujtonte që kishte parë paparacët në dritare duke bërë foto ndërsa Diana po vdiste, në vend që ta ndihmonin.
Duke e krahasuar vdekjen e Dianës, Harry tha se ishte “me të vërtetë i frikësuar për atë që do të ndodhte” me të dhe gruan e tij Meghan Markle.
Frika e ndërsjellë bëri që Duka dhe Dukesha e Sussex të largoheshin përfundimisht si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të zhvendoseshin nga MB në Kaliforni në vitin 2020.