Policia e Shtetit ka gjobitur një numër të madh qytetarësh, të cilët nuk mbajnë maskën në rrugë apo kanë lëvizur pas orës 22:00 të mbrëmjes duke thyer karantinën. Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur 729 gjoba me nga 3 000 lekë për mos vendosje të maskës. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.