TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë.
Në mesazhin e saj Kim shkruan se Shqipëria tashmë është një vend i Natos dhe është rrugës drejt Bashkimit Europian. Gjërat që studentët kanë bërë nuk duhet harruar.
“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990. Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian. Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim”- thote Yuri Kim.