Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe një herë e ka quajtur shumë pak pakon e madhe të qeverisë për rritjen e çmimeve.
“Nuk është pako e madhe por hile e vogël që nuk e hanë shqiptarët. Ajo nuk është as 1/10 e asaj që shteti ka përfituar në buxhet nga rritja e çmimeve. Në këtë vend është gjithçka emergjente por emergjente është detyra e çdo qytetari për të ndaluar shpopullimin”, tha Meta.