Korçë- Mbyllet hipoteka në qytetin e Korçës pasi 8 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19.
Në datën 15 tetor, 2 punonjës të hipotekës rezultuan të infektuar dhe ditën e djeshme janë konfirmuar edhe 6 raste të tjerë.
Pas publikimit të rasteve pozitivë, Drejtoria Vendore e Institutit të Shëndetit Publik në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 kërkoi mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së, Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25. Ndërkohë të gjithë punonjësit e tjerë kanë kryer tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.