TIRANË– Një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot në orën 16:00 në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Të rinjtë duket se nuk i tremben arrestimeve të policisë ndaj kanë vendosur që të mblidhen sërish ditën e sotme. Ende nuk është bërë e ditur se ku do të mblidhen apo nëse do të ndjekin të njëjtin itinerar si ditën e djeshme.
Ndërkohë policia e Tiranës ka bërë me dije se janë shpallur disa persona në kërkim dhe janë proceduar të tjerë për protestën që u zhvillua ditën e djeshme.