TIRANË-Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se ndodhej ne New York, aty ku është takuar me bossin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës. Në njoftimin e bërë publik ne Tëitter, Rama shkroi se brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin në Shqipëri.
Mirëpo, Zhaku një figurë e njohur në vend ka publikuar fotot e Ramës me Burla në Facebook, ku zbulon se fotoja e publikuar është shkrepur në një galeri arti.
Zhaku shkruan se është turp për një kryeministër se i cili ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodian Rashës, të bëjë propagandë dhe të krijojë përshtypje se po punon për vaksinën.
“Kjo foto eshte shkrepur ne nje galeri arti, gjate nje ekspozite. Eshte turp per nje kryeminister qe ende nuk ka kerkuar falje per vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, te beje propagande e te krijoje pershtypjen se po punon per vaksinen, kur ne fakt po punon vetem per interesin e tij te ngushte personal. Cilet zhvillojne takime pune ne galerira arti, gjate nje ekspozite? Vetem Mafiozet. Pra meqe as Rama as Bourla nuk jane mafioze, ne galeri gjate ekspozites thjeshte kane shkrepur nje foto per te perhapur Endri me shoke “fake news”!”– shkruan Zhaku.