Tiranë- Teksa futbolli i meshkujve vijon bojkotin, ekipet e femrave të Tiranës dhe Partizanit, të krijuara këtë sezon, do të zbresin sot në fushën e kompleksit “Fari”, për të zhvilluar derbin e parë mes tyre.
Një duel special dhe sensibiluezues në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Kjo përballje do të startojë në orën 14:30.
NJOFTIMI I ZYRËS SË SHTYPIT TË FSHF-së:
“Përshëndetje të gjithëve, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Tirana dhe Klubin e Futbollit Partizani organizojnë derbin e parë të futbollit të femrave, Tirana-Partizani. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Ndeshja do të zhvillohet sot në fushën e kompleksit Fari, ora 14:30”./ Panorama Plus