Komiteti shqiptar i Helsinkit ka folur për vrasjen e të riut, Klodian Rashës nga efektivi i policisë para dy ditësh. Në një intervistë për ORA News, drejtoresha e komitetit, Erida Skëndaj ka thënë se vrasja e tij është një kambanë alarmi për drejtësinë penale dhe se Prokuroria duhet që të zbardhë sa më parë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Më tej ai tha se autori i ngjarjes duhet që të marrë dënimin që meriton dhe se familjarët e Klodianit duhet tu respektohen të drejtat. Në fund ajo tha se kauza për drejtësi e familjes së viktimës duhet që të plotësohet.
“Rasti i Klodian Rashës është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë penale, ndërkohë që po reformohet dhe është shumë e rëndësishme që Prokuroria të ushtrojë përgjegjësitë e veprës penale. Të zbardhë në mënyrë të plotë dinamikën e ngjarjes. Të identifikojë dhe të administrojë çdo provë që hedh dritë mbi përgjegjësinë e autorëve dhe të bëjë kulifikimin e drejtë të veprës penale sipas Konventave Europiane që shteti ynë shqiptar i ka ratifikuar dhe i ka bërë pjesë të shtetit ligjor. Është shumë e rëndësishme që të drejtat e familjarëve të viktimës të respektohen nga organet e sistemit të drejtësisë, sepse edhe këto raste duhet të dëgjohen dhe të informohen për çdo fazë të hetimeve. Është shumë e drejtë kauza e familjarëve për drejtësi”, ka thënë Skëndaj.