Rrugët rreth qendrës së Tiranës janë përfshirë nga kaosi, kjo pasi protestuesit kanë vendosur kazanët e mbeturinave nëpër rrugë duke u vendosur flakën.
Kjo ka shkaktuar pengimin e qarkullimit të automjeteve dhe autobusëve. Sheshi përpara Ministrisë së Brendshme dhe rruga përpara Ministrisë së Financave që përfshin unazën e vogël të kryeqytetit është bllokuar. Aksi është tejet i ngarkuar me automjete.
Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar.