TIRANË– Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri dhe i mori jetën 25-vjeçarit, Klodian Rasha do të dalë sërish sot para Gjykatës së Tiranës. Gjatë seancës së sotme për policin 31-vjeçar, masa e sigurisë do të vendoset ditën e sotme në orën 10:15 minuta.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar edhe dje para Gjykatës masën e arrestit me burg pasi ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”. Në bazë të hetimeve, Prokuroria pretendon se nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.