POGRADEC– Detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Olldashi në Pogradec kanë dalë në dritë.
Ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia në Pogradec dy vëllezërit me të shkuar kriminale në datën 7 dhjetor, dita kur ata kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.
Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë më 7 dhjetor pasi kanë dalë nga shtëpia me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes në fshatin Zvirinë të Maliqit, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.
Ata janë ekzekutuar pikërisht të ai vend ku janë gjeturr për shkak edhe të terrenit, në mes të arrave dhe larg banesave. Madje pas ekzekutimit, vëllezërit janë gjetur të mbuluar apo varrosur tek ai vend teksa ishte një banor i zonës që zbuloi trupat e pajetë.
Policia ende po vijon hetimet për autorin e këtij krimi makabër që tronditi jo vetëm qytetin e Pogradecit.