• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DËSHMITË/ “Klodiani rënkonte…” Çfarë rrëfyen dy policët për vrasjen e Klodian Rashës

11/12/2020
in Aktualitet
0
Një plumb në kokë dhe një në shpatull, detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit  nga polici

TIRANË– Dosja.al sjell dëshmitë e plota të dy efektivëve të Policisë që ishin në shërbim mbrëmjen e 8 dhjetorit, në Laprakë, aty ku u ekzekutua nga njëri prej tyre, 25-vjeçari, Klodian Rasha. Nevaldo Hadëraj, 31 vjeç, akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, ndërsa prokuroria pret të marrë në dorë 7 kamera sigurie të bizneseve pranë vendngjarjes, me shpresën e zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Por çfarë ndodhi më 8 dhjetor 2020, që prej momentit kur dy policët panë Klodian Rashën? Efektivi E.Gj., thotë se asnjëri prej tyre nuk kishte kamera trupi. Ata kanë nisur patrullimin pranë “Al Gusto”(lokal në rrugën Dritan Hoxha), dhe kanë ndaluar një mjet për ta kontrolluar. “Në këtë moment kolegu Nevaldo pa një person të mbështetur në objektin rrethues pranë hotel D. dhe është drejtuar drejt këtij personi normalisht. Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i veshur me tuta dhe xhup të zi ka lëvizur në trotuar duke u drejtuar për nga Zogu i Zi. Kolegu i bëri thirrje duke i thënë o djali ndalo pak. Kolegu bëri thirrje “armë” dhe unë në këtë moment kam njoftuar sallën operative”.-thotë E.Gj. 

Më tej, polici i Shqiponjave, tashmë i kthyer në dëshmitar okular, thotë se Klodian Rasha i ka sharë dhe kërcënuar.

“Duke parë këtë lëvizje kam mbyllur makinën dhe kam vrapuar drejt tij dhe i kam dalë para pranë lokal Oslo. Gjatë ndjekjes kur ndodheshim pranë lokal Virxhiniaky personi më ka folur duke më thënë… largohu se të vrava… do të q. robt’ dhe në këtë moment kam dëgjuar një zhurmë si mbushje arme, por duke qenë errësirë nuk i kam parë sendet në dorën e tij. Në këtë moment kam mbushur armën dhe i kam bërë thirrje “ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje ndalo se do qëlloj, por ai nuk i është bindur urdhrit”.-vazhdon ai. 

Sipas policit, 25-vjeçari sërish është larguar dhe ka vazhduar vrapin. “Në afërsi të dyqanin Pit Stop pashë kolegun Nevaldon që po vraponte dhe u përplas fizikisht me këtë person. Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metra larg. Përplasja e tyre ndodhi në pak sekonda dhe në një moment kam parë kolegun të shtrirë për tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna arme. Jam afruar tek kolegu e pyeta a ndjehej mirë, e ndihmova të ngrihej dhe së bashku u afruam tek personi, i cili ishte shtrirë dhe rënkonte. Për shkak të errësirës nuk kishte shenja gjaku dhe dyshuam se mos ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën. Ambulanca me personin e dëmtuar u nisën drejt spitalit të traumës, ndërsa unë me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë Vendore”, rrëfen E.Gj.

Ndërkohë që në dëshminë e Nevaldo Hadërajt, pretendohet se djali kishte armë dhe i ka thënë se do e vriste. “Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… mos u afro se do të qëlloj. Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë. Kur iu afrova e dëgjova që rënkonte, dhe e pyeta a kishte marrë ndonjë plumb, por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”-thotë ai.

Tags: albanewsdeshmitegjykataklodian rasha u vra nga efektivi i shqiponjavevrasja e klodian rashes
Previous Post

Aplikohet testi i shpejtë për Covid-19, në Kavajë 15 raste pozitive nga 40 testime në dy ditët e para

Next Post

Protesta për Klodian Rashën në Tiranë/ Arrestohen 59 persona, procedohen 116 të tjerë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Procedohen penalisht 16 persona për protestat në Korçë e Bulqizë për vrasjen e Klodian Rashës, në Tiranë mbahen të shoqëruar 12 protestues

Protesta për Klodian Rashën në Tiranë/ Arrestohen 59 persona, procedohen 116 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.