Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Venecia i përgjigjet sot zyrtarisht kërkesës së presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi mendim për ndryshimet e maxhorancës.
Komisioni shprehet se koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë “Ok” me standartet, por shton se nuk ka analizuar procedurën parlamentare. Gjithashtu, Venecia shton se ka një standard sa zgjat një procedurë e tillë për ndryshime kushtetuese.
Në opinionin final, Venecia gjithashtu deklaron se ndryshimet janë në përputhje me standartet, ndërsa shton se Kuvendi është legjitim për të miratuar çdo vendim-marrje.Por gjithashtu, Venecia thekson nevojën e bashkëpunimit nga të gjitha palët për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.