BE do të dhurojë vaksina për vendete Ballkanit Perëndimor. Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen është zotuar se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët.
Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë, teksa bëhet me dije se në veçanti këto doza të dhuruara të vaksinës do jetë për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”- thotë Von der Leyen.