Duket se dita e tretë e protestës ka nisur me një organizim shumë të strukturuar nga ana e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit. Si fillim, të gjithë protestuesve iu lëshua uje dhe gaz lotësjelles me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rrjedhimisht edhe dështimin e protestës. Por qytetarët janë të vendosur dhe tani i jane drejtuar Drejtorisë së Policisë.
Protestuesit nisen për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërsa vijojnë rrugëtimin e tyre qytetarët kanë thyer dhe goditur sende të tjera në rrugë. Po ashtu edhe autoboti më ujë është nisur në drejtim të tyre.