• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Protestat/ Avokati i Popullit raport paraprak: Shoqërohen në komisariate 124 persona, 57 të mitur.

11/12/2020
in Aktualitet
0
Protestat/ Avokati i Popullit raport paraprak: Shoqërohen në komisariate 124 persona, 57 të mitur.

Në një raport paraprak për protestën, Avokati i Popullit vë re që midis të shoqëruarve nga policia janë edhe dhjetëra të mitur, të cilët janë liruar pas procedurave përkatëse nëpër komisariate.

Avokati i Popullit bën me dije se numri i të shoqëruarve ka qenë 124 persona, prej të cilëve plot 57 të mitur.

Avokati i Popullit thekson gjithashtu se dy të mitur të ndaluar, kanë thënë se janë detyruar të pranojnë se kanë kryer veprime të dhunshme.

Pjesa tjetër e raportit:

Në Komisariatin nr.3, ishin shoqëruar 13 të mitur të cilët ishin lënë më pas të lirë, pas kryerjes së procedurave. Në momentin e vizitës së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, në këtë Komisariat mbaheshin 5 persona të arrestuar, nga të cilët njëri paraqiste probleme shëndetësore të karakterit mendor. Këta persona mbaheshin në kushte të papërshtatshme për ruajtjen e shëndetit të tyre, pasi kapaciteti në këtë Komisariat ishte vetëm për 3 persona. Në këtë komisariat rezultoi se për asnjë person nuk ishin plotësuar kartelat mjekësore.

Në Komisariatin nr.1 situata paraqitej më komplekse për shkak të numrit masiv të të shoqëruarve që ishin sjellë këtu.

Në këtë Komisariat ishin shoqëruar fillimisht rreth 50 persona, nga të cilët 24 të rritur dhe 25 të mitur, këta të fundit, pa raport shërbimi.
Të miturve u ishin marrë gjeneralitetet dhe ishte komunikuar me prindërit. Gjatë momentit të inspektimit në dhomat e shoqërimit dhe ndalimit në Komisariatin nr.1 ishin 16 persona, nga 6 persona që ishte kapaciteti.

Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar 38 persona, 10 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 10.12.2020, janë shoqëruar 17 veta, 9 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç. Këta të fundit janë lënë të lirë një orë pas shoqërimit.

Të gjithë të arrestuarit u intervistuan për veprimet e kryera në protestë. Disa prej tyre pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme. Disa të tjerë pretenduan se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Dy të miturit, të pyetur nëse kanë qenë të pranishëm, avokati apo psikologu gjatë marrjes në pyetje, u përgjigjen se janë pyetur vetëm nga punonjësi i Policisë i cili i ka bërë presion të pranonte se kishin kryer veprime të dhunshme.

Ata pretenduan se avokati ka ardhur në një moment të dytë dhe ka firmosur dokumentet që mbanin me vete (procesverbal të arrestimit, procesverbal të kontrollit personal dhe letrën e të drejtave të të miturit nën hetim).

Për sa i përket rastit të punonjësit të medias Xhoi Malësia, shpjegimi verbal nga autoritetet policore ishte se ai nuk është trajtuar si i shoqëruar dhe nuk është mbajtur në dhomat e shoqërimit.

Gjithashtu, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë monitoruar dje dhe sot Qendrën Kombëtare të Shërbimit Mjekësor për të marrë informacion mbi numrin e personave që kanë marrë shërbim mjekësor në urgjencë përgjatë dy ditëve të protestave të dt.09.12.2020 dhe 10.12.2020.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se të gjithë personat e paraqitur në urgjencë në të dyja ditët e protestës kanë marrë shërbimin dhe janë larguar.

Më konkretisht ditën e parë të protestës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 14 efektivë të policisë dhe 2 protestues, ndërsa ditën e dytë 5 efektivë të Policisë dhe 2 protestues. Punonjësit e Policisë paraqisnin kryesisht dëmtime të shkaktuara nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta. Një prej tyre që kishte pësuar dëmtime të syrit, paraqiste gjendje më serioze.

Nga verifikimi i regjistrave mjekësorë, rezultoi se të gjithë personat e mësipërm kanë marrë mjekim e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, me përjashtim të një punonjësi Policie që kishte marrë dëmtime në këmbë.

Tags: albanewsArrestimeAvokati i popullitprotesta 11 dhjetor
Previous Post

Protesta/ Policia shpërndahet në cdo rrugë të Tiranës

Next Post

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.