Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Sipas PD-së, po helmohet Tirana me gaz lotsjellës dhe pa shkaqe të pranueshëm.
“Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.
Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.
Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm.
Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, shkruan Bardhi.