POLONI-Polonia është përfshirë në protesta, si pasojë e një ligji ku ndalohet aborti. Sipas BBC, vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi, por pritet të aprovohet së shpejti.
Sakaq, disa kritikë kanë thënë se ky ligj do t’i shtyjë edhe më shumë grat polake të kërkojnë aborte jashtë vendit.
Deri më tani, shumica e prej tyre, kanë udhëtuar drejt Republikës Çeke. Ndërkohë, çështja e abortit është një temë e diskutueshme nëpër vendet në botë, ku disa e kanë bërë të lejueshme ndërsa disa jo. Ndër vende që e kanë të lejuar abortin janë Brazili, Kanadaja, Rusia, Afganistani, Armenia, Azerbajxhani, Gjermania e të tjerë.