Ka nisur protesta e pestë në Tiranë.
Policia e Shtetit kërkon të ndalojë grumbullimin e të rinjve që pritet të marrin pjesë në protestën e pestë për vrasjen e Klodian Rashës. Në protestë ndodhet edhe aktivisti Genc Sejko, të cilit iu kërkua nga policia të shpërndahej bashkë me të rinjtë e tjerë, ndërsa aktivisti i kërkoi të largohej dhe ti shërbejë qytetarëve.
DEBATI I PLOTË:
Efektivi: Ju lutem, largohuni, ka një akt që ndalon grumbullimet. Po jua kërkoj me shumë qytetari.
Genc Sejko: Nëse jeni në shërbim të njerëzve shërbejuni njerëzve.
Efektivi: Ju jutem, nuk lejohen grumbullimet.
Genc Sejko: Pse ju sa vetë jeni? Sa vetë jeni ju?
Efektivi: Po ju flas me qytetari, nëse mundeni, po ju flasim me qytetari.
Genc Sejko: Nëse flisni me qytetari, dilni mbrapa. A folëm për dhunë? A folëm për dhunë? Kjo është pra dhuna? Kemi dalë për të protestuar, kemi dalë si qytetarë. Mos provokoni njerëzit.