Tiranë- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një intervistë për ABC News ka thënë se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen eKlodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajnohen psikologjikisht.
“Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, t’i identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë, që të marrin trajtim psikologjik. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre.”– ka thënë ajo