GJERMANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë në sy të fëmijëve kunatën e tij dhe më pas ka plagosur vëllanë.
48 vjeçari nga Kosova qëlloi më armë zjarri kunatën e tij 33 vjeçare. Pas kësaj ai ka tentuar të vrasë veten e tij mirëpo ka shpëtuar me disa plagë të vogla.
Ngjarja ka ndodhur në sy të çiftit shqiptar. Mësohet se fillimisht 48 vjeçari ka dashur të hyjë në banesën e tyre por nuk është lënë të futet nga vëllai i tij. Më pas ai ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje kunatën dhe plagosi të vëllanë.
Kjo ngjarje ka marë vëmendjen e të gjitha mediave në Gjermani. Arsyeja se përse shqiptari kreu krimin ende nuk janë bërë të ditura.
Fëmijët u morën në kujdesin e fqinjit që pa të gjithë skenën duke njoftuar menjëherë policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera që mund të vinin në ndihmë.