Tiranë- Mbërrin nesër në Shqipëri Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pasi është shëruar totalisht nga Covid 19.
Madje, pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00.
Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të Pandemisë.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”. Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.