Itali- Vullkani Etna ka shpërthyer ditën e djeshme.
Mediat e huaja raportojnë se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndezur natën Siçilinë.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.