Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim hedh poshtë akuzat e Ramës se kanë paguar protestuesit për të dal në protestën për Klodian Rashën.
Për këtë arsye, përmes një mesazhi në Facebook, Klajda Gjosha shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta.