Operacioni i madh antidrogë në Vlorë ka sjellë boshatisjen e postës së policisë së Himarës. Shumë pak punonjës kanë ngelur, ndërsa është arrestuar edhe punonjësi i kësaj poste, David Fakaj. Ndërkohë është pezulluar dhe shefi i krimeve të Himarës si dhe dy punonjës dhe inspektor të fshatrave të Vlorës.
27 persona u arrestuan, ndërsa 4 u shpallën në kërkim për bashkëpunim gjatë aksionit. Pjesë të këtij organizimi të jashtëligjshëm kanë qenë burra dhe gra teksa akuzohen për shpërdorim detyre policë, kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve.