Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim virtual me reporterë nga bota, konkretisht me Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.
Burime nga PD bëjnë të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me reporterët, ishte situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.
Mësohet se gjatë bashkebisedimit z.Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.
Gjatë bisedës ai i solli në vemendje reporterëve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.
Mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.