Policët janë mbledhur të gjithë së bashku, janë me dhjetra. E keni parë se si i fusin të rinjtë në komisariate në një dhomë. I kemi parë se si sillen, i fusin të rinjtë në një furgon, përpara se të bëjnë apelin për të zbatuar rregullat ti zbatojnë njëherë vetë. Është një polici që dhunon, jnë shumë civilë që rrëmbejnë njerëzit në rrugë. Ne jemi duke protestuar kundër dhunës. Ardi Veliu duhet të japë dorëheqjen, i pari duhet të kë Edi Rama, ai flet me një urretje të jashtëzakonshme ndaj qytetarëve. Ne jemi për të kundërshtuar, nuk jemi në asnjë anë politike. Ajo familje duhet të marrë një pension por është një hipokritizi që Rama thotë se vrasja është aksidentale. Vrasja është fatkeqësia e gjithë popullit shqiptar.